Connect with us

Lajme

Gjilan: Gjendet një person i vdekur në rrugë

Publikuar

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë përgjatë së shtunës në Gjilan.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se viktima është i gjinisë mashkullore, shkruan Insajderi.

“Gjilan / 19.10.2024 – NN. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK