Connect with us

Lajme

Ekskluzive | Ja për çka u denoncua në hetuesi Gani Jakupi

Publikuar

Në Drejtorinë Ekonomike, është dorëzuar një denoncim ndaj këshilltarit të jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike në MPJD, Gani Jakupi. Gazeta Insajderi, ka siguruar denoncimin e bërë nga Majlinda Bregasi, bashkëpunëtore e Gani Jakupit. Këta dy të fundit kishin themeluar bashkërisht një organizatë.

Denoncuesja e rastit siç merr vesh Insajderi, dje ka dhënë intervistë rreth tri ore në polici derisa tash është procesi i kontrollit të llogarive bankare të Gani Jakupit.

Cilat janë pretendimet ndaj tij?

Shpërlarje e parave, shmangia nga tatimi, mashtrimi, konflikti i interesit, falsifikimi i dokumentit zyrtar“, janë veprat penale për të cilat Jakupi është denoncuar në Krimet Ekonomike.

Sipas Bregasit, bashkëpunëtore e Gani Jakupit, ka dyshime se ky i fundit në cilësinë e bashkëthemeluesit të OJQ-së, ka falsifikuar dokumentat.

Ekziston dyshim i bazuar se z. Gani Jakupi, në cilësinë e bashkëthemeluesit të OJQ-së, i ka falsifikuar dokumentet e OJQ’së dhe të njëjtat i ka dorëzuar në institucione publike me rastin e aplikimit për projekte të caktuara dhe po ashtu dokumentet e falsifikuara  i ka përdorur me rastin e nënshkrimit të kontratave  me institucionet publike, ku nga këto kontrata i dyshuari ka përfituar dhjetëra mijëra euro”, thuhet aty.

Insajderi, ka siguruar edhe një nga ‘dëshmitë’ e dorëzuara në polici.

Tutje, në denoncim thuhet se Jakupi ka shfrytëzuar llogarinë bankare të OJQ-së për të pranuar pagesa personale nga personat e tretë.

Aty thuhet se ai si këshilltar i jashtëm i MKRS, e ka përdorur OJQ-në për të nënshkruar kontratë.

Ekziston dyshim i bazuar se, z. Gani Jakupi, derisa ka qenë i angazhuar si këshillar ijashtëm në Ministrinëe Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), e ka përdorur OJQ-në për tënënshkruar kontratë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe ka pranuar pagesa nga MKRS-ja në shumën prej dhjetëra mijëra euro.

Egzsiton dyshimi i bazuar se, z. Gani Jakupi, në kundërshtim me dispozitat statutare të OJQ-së dhe me dispozitat ligjore, e ka organizuar dhe mbajturkuvendin/mbledhjen e OJQ-së, si dhe ka nxjerrë vendime të kundërligjshme për dhe në emër të OJQ-së“, thuhet në dokumentin të cilin e ka parë Gazeta Insajderi.

Por, i pyetur nga Insajderi, rreth këtyre raportimeve Jakupi, tha se nuk është në dijeni dhe se nuk është kontaktuar nga Krimet Ekonomike.

Nuk e di. Mue nuk m’kanë kontaktue“, tha shkurt ai për Insajderin.

Gani Jakupi u bë emër i njohur pasi u bë publike kontrata që ai kishte lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ofruar shërbime si konsulent për Ambasadën Kosovës në Bruksel. 

NA NDIQ NË FACEBOOK