Lajme
Dyshohet se ia mori orën një personi, ky është rreshteri policor në Mitrovicë që u suspendua nga IPK


Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar masën e suspendimit për një zyrtar policor në Mitrovicë.
Rreshteri policor dyshohet se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.
Arsyeja dyshohet të jetë se i njëjti ka marrë orën e një personi dhe më pas ia ka kthyer.
Rreshteri i suspenduar sipas Sinjalit nga IPK është Sead Azemi.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e rastit.

















