Connect with us

Lajme

“Do të ketë edhe valë të dytë”- Irani bën një paralajmërim për Izraelin pas sulmit me raketa

Publikuar

Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, tha në televizionin shtetëror iranian se kjo ishte vala e parë e sulmeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Ai tha se “qendrat dhe objektet ushtarake izraelite ishin objektivat tona, por sulmet mund të kishin çuar në goditjen e civilëve gjithashtu për shkak të llogaritjeve të gabuara”, raporton BBC, përcjell Insajderi.

Azizi thotë se nëse Izraeli “gabon sërish”, do të ketë një valë të dytë e cila do të jetë “madje edhe më shkatërruese”.

Ai shton se sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli “nuk mund të hakmerret” ndaj sulmit të Iranit sonte. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK