Bota
Bien sirenat e sulmit ajror në të gjithë territorin, Irani sulmon Izraelin me raketa

Ushtria izraelite njoftoi se janë lëshuar raketa nga Irani drejt Izraelit dhe se sirenat janë aktivizuar në gjithë vendin, veçanërisht në Tel Aviv.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve izraelitë “të marrin parasysh paralajmërimet dhe të qëndrojnë në vende të sigurta”.
Më herët, ushtria e Izraelit paralajmëroi se çdo gjuajtje raketore nga Irani drejt Izraelit “do të ketë pasoja”./TRTBalkanal/






















