Connect with us

Kosovë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, ishte i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Pejës është arrestuar personi me inicialet M.R., 35-vjeç, shtetas i Shqipërisë, i kërkuar nga Gjykata e Prizrenit.

I arrestuari sipas Policisë është dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale – rrezikim i trafikut publik.

Policia thotë se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Hajvalisë në Prishtinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK