Connect with us

Lajme

Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë

Publikuar

Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehur i zhgënjyer që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur. Diplomati, thotë që ura duhet të hapet në koordinim me banorët lokal.

E mban mend shumë mirë momentin kur KFOR-i francez e kishte mbyllur urën mbi lumin Ibër 25 vjet më parë.

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, vet ishte pjesë e misionit të OSBE-së gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Andaj ai nuk e fsheh zhgënjimin e tij, kur e sheh që edhe pas dy dekadash ura nuk është e hapur.

Për atë diplomati suedez thotë se ura mbi lumin Ibër duhet të hapet në koordinim me banorët lokal.

“Siç e dini unë kam qenë në Kosovë në vitin 1999 dhe i mbaj mend shumë mirë trupat franceze në urën e Ibrit. Ishin momente shumë të tensionuara. Jam i palumtur kur e shoh se edhe pas 24 vitesh ura vazhdon të mos jetë krejtësisht e hapur. Kjo tregon më së miri se ende nuk janë shëruar plagët e luftës. Unë konsideroj se ura duhet të hapet, por në koordinim me banorët lokal nga të dyja anët” , tha ambasadori Westerlund.

Westerlund vlerëson se situata në veri vazhdon të jetë tejet komplekse dhe ka sugjeruar qeverinë që për disa veprime të jetë në koordinim me aleatet ndërkombëtar.

“Janë ndërmarre shumë veprime gjatë dy viteve të fundit në veriun e Kosovës. Siç e dini situata vazhdon të jetë komplekse. Unë pajtohem me ata që thonë së Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 dhe ka të drejtë të marrë vendime. Por nëse dëshironi të keni KFOR-it këtu, BE-në, dhe nëse keni synim integrimin në strukturat euro-atlantike atëherë duhet të ketë koordinim me shtetet aleate”, thotë ai.

Tutje ambasadori suedez thotë se ka ardhur koha që të shqyrtohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa pret që të krijohet edhe një momentum i ri në procesin e dialogut.

“Besoj se do të krijohet një momentum i ri në dialog sapo të kemi komisionerët e rinj të Bashkimit Evropian si dhe përfaqësuesit e lartë. Duhet ta analizojmë thellësisht se a po funksionon dialogu sepse ky proces ka nisë që nga viti 2011 dhe ka pasur disa ndërmjetësues. Të gjitha ata kanë bërë një punë të mrekullueshme por gjithmonë ka nevojë për përmirësim. Mendoj se është për të ardhur keq që jemi në një situatë ku kemi masa të BE-së kundër Kosovës. I takon të dërguarit aktual ta zgjidhë këtë çështje në dialog”, tha ai.

Krejt në fund, Westerlund ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përpjekje më shumë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Maqedoni13 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri43 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota1 hour ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota1 hour ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme3 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK