Connect with us

Kosovë

Aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte në periudhën 1998-1999 në Kosovë

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve S.S dhe M.S., të cilët i ngarkon për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Me këtë në bashkëkryerje, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

NA NDIQ NË FACEBOOK