Connect with us

Lajme

Aksioni në Pallatin e Rinisë – Prokuroria konfirmon ndalimin e dy personave

Publikuar

Sot në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Pallatin e Rinisë.

Deri më tani dy persona janë ndalur si të dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Këtë për Insajderin e konfirmojë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”.Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare”, tha ajo për Insajderi.

Kozmaqi shtoi se pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera.

Gazeta Insajderi është duke e përcjellur nga afër aksionin.

NA NDIQ NË FACEBOOK