Connect with us

Lajme

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Publikuar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Prizren Veri-Prizren Jug, kilometri i 13-të.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë”, theksoi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK