Lajme
Vdes një 67-vjeçare në plazhin e Durrësit
Një 67-vjeçare ka vdekur sot në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë.
Banorja e Tiranës, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së gruas me inicialet A.Gj, raporton A2news.com.