Connect with us

Lajme

Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë më të vjetrat në Kosovë

Publikuar

Këtë të premte ka vdekur një nga personat më të vjetër në Kosovë, Xhezide Aliu nga Ferizaj.

Xhezide Aliu vdiq në moshën 111-vjeçare, teksa varrimi do të bëhet sot në ora 16:10.

“Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, Nënëlokja Xhezide Alija (05.08.1913 – 20.09.2024), nëna e Nuhi, Hysni dhe Remzi Aliut.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 20.09.2024, (e premte) në ora 16.10, me Ikindi, në varrezat e fshatit Dardani, Ferizaj.” – ka njoftuar familja.

Xhezide Alija ishte një nga personat më të vjetër në Kosovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK