Kosovë
“S’besoj që ty ta lë shejë”- reagon Lladrovci pas lajmit për shtrimin e djalit të Adem Jasharit në QKUK
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një reagim pas informacioneve se Lulzim Jashari, i biri i ish-komandantit legjendar Adem Jashari është shtrirë në QKUK.
Lladrovci me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se pret nga Lulzimi të jetë më i fortë, shkruan Insajderi.
“Pas lajmit se ti u shtrove në Klinikën e Kardiologjisë, pres të jesh më i fortë. Lul, shërim të shpejtë. Nuk besoj që ta lë shej ty kjo. Të shkuara!”, ka shkruar Lladrovci.
Insajderi ka kontaktuar gjatë ditës me Zyrën për Informim në QKUK, mirëpo ata s’kanë njoftuar asgjë lidhur me këtë rast.
Në bazë të raportimeve në media, Lulzim Jashari është shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë ku edhe është stentuar pas një arresti kardiak. /Insajderi.org/