Connect with us

Lajme

Policia vendos pengesa për ndalimin e kontrabandës në Bërnjak

Publikuar

Policia e Kosovës ka filluar vendosjen e pengesave prej betoni, tek ura e Bërnjakut në veri.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani, këto pengesa po vendosen me qëllim të ndalimit të kontrabandës.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme tek ura e Bërnjakut,  me qëllim të parandalimit të  kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndersa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani.

NA NDIQ NË FACEBOOK