Connect with us

Lajme

Pezullohet operacioni për gjetjen e turistit të zhdukur, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detaje

Publikuar

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se operacioni për gjetjen e turistit të zhdukur më 5 shtator është pezulluar.

Ky vendim erdhi pasi gjatë kërkimeve nuk u gjet asnjë gjurmë e turistit.

Në njoftimin e Shërbimit thuhet se operacioni është zhvilluar në katër drejtime: një nga ajri me helikopter dhe tri të tjera nga toka.

Operacioni ka përfshirë koordinim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë. Po ashtu, janë koordinuar edhe me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi, i cili ka kryer kërkime në pjesën e Malit të Zi.

“Me datën 12.09.2024, pas thirrjes nga autoritetet shqiptare, ShKShMK ka vazhduar kërkimet për turistin e zhdukur që daton më 05.09.2024. Operacioni është zhvilluar në katër drejtime operacionale, një nga ajri me helikopter dhe tri nga toka, duke zgjeruar perimetrin e kërkimit. Fatkeqësisht, gjatë kërkimeve nuk është hasur asnjë gjurmë. Operacioni do të pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritetet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK