Connect with us

Lajme

Për dinjitet e barazi, shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë

Publikuar

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka bërë thirrje për mbajtjen e një tjetër marshimi-protestë nga shqiptarët e kësaj zone për të ngritur zërin për të drejtat e tyre.

Sinani përsëriti edhe njëherë marrëveshjet e shkelura nga ana e Serbisë dhe kërkoi që protestës për dinjitet t’i bashkohen të gjithë shqiptarët.

“Për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë. Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ajo.

Marshi pritet të mbahet më 23 shtator në orën 13:00, nga Stadiumi i Preshevës deri në qendrën e qytetit.

NA NDIQ NË FACEBOOK