Connect with us

Lajme

Pak para se t’i përfundojë mandati – Kurtin emëron edhe një zëvendësministër

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Emërimi i tij është njoftuar përmes një komunikate të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Kurti e uroi Arsim Ademin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Theksojmë se Qeveria Kurti është në fund të mandatit, me 9 shkurt tashmë janë shpallur zgjedhjet e rregullta.