Connect with us

Lajme

Një i vrarë dhe pesë të plagosur- Çka dihet deri më tani për konfliktin mes Sekiraqëve dhe Capave

Publikuar

Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.

Ngjarja ka ardhur si pasojë e disa konflikteve që kanë pasur më herët dy familje problematike të Prishtinës. Familja Sekiraqa dhe familjes që njihet si “Capat”.

Insajderi raportoi mbrëmë se si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur Premtim Gashi, që është pjesëtar i familjes ‘Capat’.

Një nga personat që po trajtohet në QKUK është Salih Sekiraqa.

Mbrëmë drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për Insajderin se pesë persona janë duke u trajtuar aktualisht në Emërgjencë. Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para gjashtë muajsh.

Policia e Kosovës ende s’ka dhënë ndonjë version zyrtar për rastin. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK