Lajme
Nakil Fetai emërohet Këshilltar i posaçëm i ministrit të Ekonomisë Besar Durmishi

Nakil Fetai është emëruar këshilltar i posaçëm i ministrit të ekonomisë, Besar Durmishi.
“Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për besimin që keni treguar duke më emëruar në rolin e këshilltarit të posaçëm. Kjo detyrë përbën një nder të madh dhe një përgjegjësi që e marr me përkushtim të plotë. Jam i bindur se, me përkrahjen tuaj dhe me punën tonë të përbashkët, do të arrijmë të përmbushim synimet që kemi për një ekonomi më të fortë dhe një treg pune më të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, shkroi në Facebook, Fetai.
















