Connect with us

Maqedoni

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi takoi ambasadorin japonez Kazuja

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realozoi sot takim me ambasadorin e
Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Ocuko Kazuja.

Në takim u theksua interesi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe afrimit mes
dy vendeve dhe popujve.

Ministri Durmishi në takim vlerësoi se shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut
dhe Japonisë nuk është i madh, por ka hapësirë për avancim të mëtejshëm në
periudhën e ardhshme.

“Në periudhën e ardhshme, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me
kompetencat tona, do të punojmë në përmirësimin e klimës afariste për të tërhequr
investime të reja të huaja. Investitorët japonezë janë të mirëpritur në vendin tonë dhe
shpresoj që në periudhën e ardhshme, përmes bashkëpunimit të përbashkët, do të
sjellim kompani të reja nga Japonia për të punuar në tregun maqedonas, me qëllim të
forcimit të mëtejshëm të lidhjeve ekonomike midis dy vendeve”, tha në takim ministri
Durmishi.

Ministri falënderoi Japoninë për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në
forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor dhe tha se ai vlerëson
thellësisht Iniciativën japoneze për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor dhe
mbështetjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian si faktor i rëndësishëm për
stabilitetin e rajonit.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që përmes iniciativave dhe projekteve të
përbashkëta në periudhën e ardhshme do të punojnë për të rritur bashkëpunimin
dypalësh midis dy vendeve.

1