Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në veri, Policia i fton për intervistim pesë përfaqësues serbë
Pas mbylljes së institucioneve paralele në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Policia e Kosovës ka ftuar për intervistim pesë serbë (përfaqësues të këtyre institucioneve), të dyshuar për falsifikim dokumentesh.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendës-drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
“Pesë jemi të interesuar me i intervistu. Katërve ua kemi dorëzu ftesat, e njëri nuk ka qenë në Kosovë”, ka bërë të ditur ai.
Mediat serbe në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Milan Radojeviq, Igor Simiq, Ivan Zaporozhaq, Ivan Todosijeviq dhe Zoran Todiq.
Serbët në Mitrovicë kanë protestuar për dy ditë rresht pas mbylljes së institucioneve paralele. /Insajderi.org/