Connect with us

Lajme

“Lladrovci çdo ditë i poshtëron gratë”, drejtoreshat e Drenasit i dalin në mbrojtje shefit, padisin asambleisten e VV-së

Publikuar

Asamblesitja e Lëvizjes Vetëvendosej në Kuvendin Komunal të Drenasit, Egzona Tërdevci është paditur nga drejtoreshat e kabinetit të kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Kjo pasi në një status të saj, Tërdevci shkroi: Se si ai i trajton gratë në kabinetin e tij dhe gratë tjera në përgjithësi është e tmerrshme. Ato fyhen, nënçmohen e poshtërohen çdo ditë nga ai.

Ndaj saj, drejtueset e drejtorive janë duke kërkuar 70 mijë euro dëmshpërblim.

NA NDIQ NË FACEBOOK