Connect with us

Lajme

​Kurti: Serbia pasqyron stilin autoritar të Rusisë, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti tha sot se Serbia po pasqyron stilin autoritar të Rusisë.

Sipas tij Serbia ka për strategji krijimin e tensioneve në Kosovë dhe ndarjen e Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe shmangur reformat e nevojshme.

Kurti theksoi se Serbia duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar, dhe se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal, dhe se vijon të punojë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ai këto komente i bëri sot në panelin online të diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?”, në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024.

NA NDIQ NË FACEBOOK