Connect with us

Bota

Jahti i miliarderit rus përplaset me skafin në Turqi, ja momenti kur…

Published

on

Pa u harruar mirë tragjedia e superjahtit “Bayesian”, që u fundos muajin e kaluar (19 Gusht) në brigjet e Porticello të Italisë, duke marrë jetën e pronarit miliarderit britanik Mike Lynch, vajzës së tij dhe 5 anëtarëve të stafit, një tjetër rrezikoi të ndodhte në Mesdhe.

Këtë herë në hapësirën detare të Turqisë, teksa megajahti 127 milionë dollarësh i një tjetër miliarderi të njohur, u përplas me një tjetër shumë herë më të vogël, tip skafi.

Aksidenti ujor u kap edhe nga filmimi në një video si më sipër, ku pamjet tregojnë jo vetëm incidentin që për pak nuk përfundoi në tragjedi, por edhe panikun e pasagjerëve në bord, shkruan “La Repubblica” sot (4 Shtator).

Ngjarja ndodhi në Gjirin e Bodrumit, kur megajahti “Lürssen Ice”, 90 metra e gjatë dhe në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov, një aksioner i Gazprom, u përplas me mjetin lundrues “A. Mey”.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të bllokimit të timonëve të jahtit të madh dhe zhurma e përplasjes është dëgjuar deri në breg. Videot e përplasjes u bënë virale në rrjetet sociale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

NA NDIQ NË FACEBOOK