Connect with us

Lajme

Jabllanoviq: Lista Serbe mundet t’i bojkotojë zgjedhjet, Rashiç është satelit i VV’së, nuk do të votohet nga serbët

Publikuar

Aleksander Jabllanoviq, politikan serb nga veriu i Kosovës, ka kritikuar ashpër Listën Serbe dhe Qeverinë e Kosovës, duke i cilësuar ato si irracionale, teksa thotë se është e gabuar nëse Lista Serbe vendosë të bojkotojë zgjedhjet e 9 shkurtit.Jabllanoviq në një përgjigje për GazetaBlic, argumentoi se zgjedhjet janë mënyra e vetme dhe e drejtë për të krijuar një rrugë korrekte politike, duke shtuar se bojkotimi do të ishte i ngjashëm me veprimet njëanshme të qeverisë.

Ai bëri thirrje për ide të reja politike dhe një qasje ndryshe nga ajo aktuale, duke theksuar se duhet luftuar përmes procesit zgjedhor.Sipas Jabllanoviq, mbetet një pyetje e madhe nëse dhe si mund të organizohen zgjedhjet nëse Lista Serbe vendos të bojkotojë ato. Ai shprehu dyshime se KQZ dhe qeveria e Kosovës do të jenë në gjendje të organizojnë zgjedhje të rregullta dhe legjitime.

Duke komentuar mbi pozitat e politikanëve serbë, Jabllanoviq shprehu skepticizëm për ministrin Rashiq, duke e cilësuar atë si “satelit të VV-së” dhe duke theksuar se ai nuk do të ketë mbështetje të mjaftueshme nga serbët në zgjedhje.Ai parashikoi se rezultati i zgjedhjeve më 9 shkurt do të tregojë qartë këto realitete.

Përgjigja e plotë dhënë për GazetaBlic:Është plotësisht e qartë se vendimet e Listës Serbe si dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës janë irracionale. Vendimet e tyre nuk udhëhiqen nga interesat e qytetarëve dhe mendoj se bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare do të ishte rruga e gabuar. Zgjedhjet janë mënyra e vetme dhe e drejtë për të krijuar një rrugë korrekte politike dhe bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte i njëjtë me veprimet e njëanshme të qeverisë së Kosovës. Besoj se kemi nevojë për ide të reja politike, një qasje ndryshe nga ajo aktuale dhe për këtë duhet të luftojmë në procesin zgjedhor.

Pyetja e madhe mbetet nëse dhe në çfarë mënyre mund të organizohen dhe zhvillohen ato zgjedhje nëse Lista Serbe hyn në një lloj bojkoti. Nuk do të habitesha nga një vendim i tillë, së pari sepse Lista Serbe e di që nuk e ka mbështetjen e popullit si më parë dhe këtë do ta tregonin qartë zgjedhjet.Nga ana tjetër, ne kemi përvojën se KQZ dhe qeveria e Kosovës nuk kanë mundur të organizojnë zgjedhje të rregullta dhe legjitime deri më tani. Në pozitën e zotit Rashiq nuk do të gëzohesha aspak për zgjedhjet, pasi ai erdhi në qeverinë e Kosovës si satelit i VV-së dhe prej kohësh nuk ka çfarë të kërkojë në zgjedhje, përveç nëse shqiptarët e mbështesin me votat e tyre, pasi ai nuk i ka votat e serbëve. Ai (Rashiq) është projekt politik i VV-së dhe këtë do ta tregojnë qartë serbët më 9 shkurt.

Lajme24 minutes ago

Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Maqedoni2 hours ago

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

Shqipëri2 hours ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme3 hours ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni4 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri5 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni6 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme6 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni6 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme6 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni6 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri7 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

NA NDIQ NË FACEBOOK