Connect with us

Lajme

Iu gjetën armë, Policia arreston tre persona në Prishtinë

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Të njëjtëve iu janë gjetur dhe konfiskuar armë si; dy pistoleta me shtatë copë fishekë dhe një thikë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.