Connect with us

Lajme

“Iniciativë për formimin e shoqatës së Shefave” Sqarohet Jusuf Azemi: Ishte ironi

Publikuar

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka sqaruar deklaratën se është ‘marr iniciativë për t’u formuar një shoqatë e shefave në Kosovë’.

Duke folur për mungesën e punëtorëve në Kosovë pas liberalizimit të vizave, Azemi ka dhënë edhe një dekoratë, por për të cilën thotë se e ka thënë me shaka.

Ma thanë në formë humori, jemi shumë keq me punëtor dhe tash na pronarët e fabrikave duhet më bo një shoqatë për me u anku që s’kemi punëtor. Unë e kam thënë  në formë qesharake dhe me ironi se nuk ka ndonjë iniciativë të tillë“, tha Azemi për Gazetën Insajderi

Mbrëmë ai kishte deklaruar për emisionin “SOT” të KTV-së se shefat po ankohen më tepër se punëtorët për shkak të mungesës së punëtorëve.

“Janë në gjendje të rëndë, kemi një iniciativë për formimin e një shoqate të shefave pasi këta tash po ankohen më shumë se punëtorët” ishte shprehur ai.

/Gazeta Insajderi/

NA NDIQ NË FACEBOOK