Connect with us

Maqedoni

Huamarrja hungareze – LSDM: Budapesti konfirmoi se paratë janë të Kinës!

Publikuar

më

Mickoski vendos peng vendin dhe në varshmëri të dëmshme politike nga vende të treta, në kundërshtim me interesat kombëtare, thonë nga LSDM-ja duke komentuar huamarrjen prej 500 milion eurove nga Hungaria.

Socialdemokratët thonë se Qendra Hungareze për Menaxhimin me borxhin shtetëror, ka publikuar se Hungaria ka marrë 1 miliardë euro para kineze nga Banka e Kinës për zhvillim, ku si thonë, të dhënat janë të publikuara në faqet e tyre elektronike.

BOGDANKA KUZESKA – LSDM

“Pas shkrimeve në mediat me renome botërore, kjo paraqet edhe një konfirmim tjetër zyrtar se paratë e kredisë hungareze, në fakt, janë para të Kinës. Do të thotë, krahas korrupsionit, Mickoski dëshiron ta fsheh origjinën e parave nga Kina dhe për këtë shkak shpejton që me procedurë të shpejtë ta fusë në Kuvend”

Ligji për këtë huamarrje në mënyrë të shpejtë e kaloi filtrin e parë parlamentare në komisionin amë. Javën e ardhshme Ligji do të votohet me procedurë të shkurtuar. Paralajmërimet thonë se ky ligj do të vehet në rend dite të martën.

Banka Hungareze duhet t`i huazojë Maqedonisë së Veriut 500 milion euro, me tr evite grejs-periudhë dhe 12 vite afat të pagesës, me normë interesi 3.25%. Huamarrja do të paguhet në 24 këste gjysmëvjetore.  /tvklan.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK