Connect with us

Lajme

Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas intervistimeve të fundit nga zyrtarët e partisë në pushtet.

Sipas tij, po ngushtohet rrethi i “Mafisë Energjetike”. Ai ka thënë se shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. 

Haradinaj theksoi se veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë.

“Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike. Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar Haradinaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK