Connect with us

Lajme

Gjenden katër granata dore në Kërpimeh të Podujevës, Policia evakuon qytetarët

Publikuar

Katër granata dore janë gjetur në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në një perimetër të caktuar, policia i ka evakuuar qytetarët.

“Rreth orës 11:00, kemi pranuar një informatë se në fshatin Kerpimeh të Podujevë, janë gjetur mjete  të dyshimta të pashpërthyera. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera ( 4 granata dore)., tha Ahmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK