Connect with us

Lajme

Dyshohet se shisnin barna kontrabandë, Policia shoqëron dy persona në stacion

Publikuar

Policia ka shoqëruar në polici dy persona pasi dyshohet se shisnin barna kontrabandë.

Si dëshmi, Policia ka sekuestruar barna në vlerë rreth 1 mijë e 500 euro.

“PRODHIM DHE SHPËRNDARJE E PRODUKTEVE TË DËMSHME MJEKËSORE- Prishtinë 20.09.2024 – NN.  Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në polici,  nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Ata dyshohet se kanë shitur barna  kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola  nga shtetet të ndryshme)  të cilat u janë shmangur  kontrolleve  të nevojshme (shmangja nga tatimi). Si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1.500.00€. Dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

NA NDIQ NË FACEBOOK