Connect with us

Lajme

Anulohen trajnimet e Policisë, “sanksionohet” nga ShBA-ja

Publikuar

më

Disa trajnime të ndryshme të Policisë së Kosovës që janë kryer deri së fundmi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, janë anuluar ka mësuar televizioni nga burime të afërta me këto zhvillime. Informacionet as nuk janë pohuar por as mohuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Ambasada e SHBA-së nuk ka kthyer përgjigje. Këto po vlerësohen si zbatim i asaj çka paralajmëroi ambasada amerikane, se veprimet e Qeverisë në veri do të ndikojnë në natyrën e bashkëpunimit me MPB-në dhe vartësit e saj.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës për një kohë nuk do të jenë pjesë e trajnimeve ndërkombëtare të organizuara e mbështetura nga SHBA-ja.

Siç ka mësuar Dukagjini nga burime të afërta me këto zhvillime, krejt kjo është bërë si formë sanksionimi për veprimet e Qeverisë dhe Policisë në veri të Kosovës, kur mbylli komunat paralele serbe.

“Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”, kishte paralajmëruar atë kohë Ambasada amerikane në Prishtinë.

Këtë mërkurë, ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit nëse kanë shkëputur bashkëpunimin e tillë me Policinë.

Se zyrtarët policor janë lënë jashtë këtyre trajnimeve, nuk është pohuar por as mohuar nga Policia e as nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilat i ka pyetur televizioni.

Informacione të tilla kanë edhe ish-drejtues të Policisë. Rashit Qalaj tregon për trajnimet që ai e di që nuk po mbahen e po përjashtohen zyrtarët policor kosovar.

“Trajnimet qe janë mbajtur në qendrën Marshall në Gjermani dhe pastaj trajnimet në FBI. Ju e dini që Kosova është një ndër vendet e pakta në rajon që ka dërguar me vite të tëra police dhe polic në FBI dhe fatkeqësisht edhe pse ka qenë një lloj përzgjedhje gjatë këtyre dy-tri viteve se kush do të shkojë, si pasojë e masave që është duke i aplikuar shteti amerikan ndaj Kosovës në këtë rast fatkeqësisht edhe ndaj Policisë, nuk kemi trajnime në FBI dhe nuk kemi trajnime në qendrën “Marshall”, ka thënë Qalaj.

Koordinimin në situata të tilla, e vlerëson të domosdoshëm, ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha.

Sipas tij, raste të tilla dëmtojnë shumë institucionin e Policisë së Kosovës.

“Përveç mungesës së trajnimeve adekuate, kjo si simbolikë rëndon më shumë. Pra nga kush mund të vije ky sanksionim. Prandaj, institucionet e vendit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në marrjen e veprimeve pavarësisht nëse janë ligjore apo jo. Koordinimi është i domosdoshëm e i paalternative sepse kemi vetëm një portë për tu integruar në botën demokratike dhe për të hyrë në atë portë sot e ilustroi shumë mirë ambasadori amerikan se çka nuk duhet bëhet në atë portë”, ka thënë Hoxha.

Jo vetëm për aksionin e mbylljes së komunave paralele por përgjithësisht dhe veçanërisht për veriun e Kosovës, ndërkombëtarët kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po bashkëpunon dhe bashkërendon veprimet.

Shqipëri9 minutes ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA1 hour ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme2 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri4 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme5 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri6 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme7 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni8 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri9 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni10 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni10 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme10 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

NA NDIQ NË FACEBOOK