Connect with us

Lajme

Aksident mes një veture dhe një kamioni në Mitrovicë, vdes një 60 vjeçar

Publikuar

Një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni ka ndodhur sot në fshatin Deberlluke të Mitrovicës.

Si pasojë  e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur  jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar.  Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zaiti.

NA NDIQ NË FACEBOOK