Connect with us

Lajme

Zijadin Gashi i mbijeton tumorit në tru, ky është njoftimi i tij

Publikuar

Gazetari, Zijadin Gashi, ka njoftuar se ka kryer një ndërhyrje kirurgjike në tru.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se operimi ka rezultuar i suksesshëm.

Gashi shpreson se një ditë do t’i rikthehet edhe profesionit.

“I vetëdijshëm që ende mua më pret një betejë mbase e gjatë, përplotë me sfida, por me besim në Zot, në këshillat e vazhdueshme të Dok. Petrela, me mbështetjen e familjes që më qëndron afër çdoherë dhe të gjithë atyre që në këtë betejë do të më përkrahin e mbështesin, jam optimist se nuk do të jetë shumë e largët dita kur do të rikthehem në aktivitetet jetësore e pse jo edhe aktivitetet profesionale”, ka shkruar ai.

Zijadin Gashi ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare  para dhe gjatë luftës, kurse edhe pas çlirimit punoi në disa prej mediumeve të shkruara e elektronike në Kosovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK