Connect with us

Shqipëri

VIDEO / Trump bën ‘show’ gjatë tubimit, del nga xhami antiplumb për të ndihmuar një qytetar

Publikuar

Kandidati republikan, Donald Trump ka mbajtur tubimin e tij të parë në një ambient të hapur që pas atentatit që iu bë një muaj më parë në Pensilvani.

Kësaj radhe, në Karolinën e Veriut, Trump u shfaq përpara mbështetësve të tij, por i rrethuar nga të katërt anët e podiumit me xham antiplumb. Gjithsesi, ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte pikërisht gjesti që kandidati republikan bëri.

Gjatë fjalimit të tij, një grua që ndodhej në tribun nuk u ndje mirë dhe i ranë të fikët.

Ish-presidenti la menjëherë podiumin dhe shkoi drejt saj për t’u siguruar nëse ishte mirë dhe në fund i dha një përqafim, teksa u shoqërua më pas jashtë tubimit, ndërkohë që Trump u rikthye në podium për të vijuar me fjalimin e tij.

/a.r

NA NDIQ NË FACEBOOK