Connect with us

Sport

VIDEO/ Kampionët bëjnë detyrën, Galatasaray përmbys Hatayspor dhe e nis mbarë sezonin e ri

Publikuar

Galatasaray-Hatayspor çelën këtë të premte sezonin 2024-2025 të Super Ligës turke, kampionati më i ri që transmetohet ekskluzivisht në SuperSport/Digitalb.

Kampionët në fuqi bënë detyrën në “Rams Park”, ndërsa fituan me përmbysje me rezultatin 2-1, me të tre golat që u realizuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë përfundoi me porta të paprekura.

Lexo edhe: 

Sfida u zhbllokua në minutën e 52’, ku pas asistit të dhuruar nga Rui Pedro, Fernandes gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Hatayspor në avantazh.

Nga ana tjetër, Galatasaray provoi në disa raste të gjente rrugën drejt rrjetës, megjithatë barazoi vetëm në minutën e 80’, me Icardin që shënoi penalltinë, që e fitoi po vetë.

Ndeshja u vulos në minutën e 90’, kur Batshuayi shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Galatasaray-n.

2-1 dhe Galatasaray ndodhet momentalisht në krye të renditjes me 3 pikë, teksa Hatayspor ndodhet në fund të renditjes me zero pikë.

NA NDIQ NË FACEBOOK