Connect with us

Lajme

Sulm me lëndë djegëse në Gjakovë, digjen dy vetura të Policisë

Publikuar

Në Gjakovë, dy vetura të Policisë së Kosovës janë djegur pasi një person hodhi lëndë djegëse në to. Incidenti ndodhi në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe zjarri është lokalizuar.

“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hudhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elezaj për Insajderin. 

NA NDIQ NË FACEBOOK