Connect with us

Lajme

“Statusi u shpërnda në grupe të militantëve t’VV!-së” Frashër Krasniqi dyshon se statusin e Albulena Mehmetit e ka shkruar Dejona Mihajli

Publikuar

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka hedhur dyshime se postimin e nënkryetares së bordit të RTK’së, Albulena Mehmetit ia ka shkruar Dejona Mihajli e VV’së.

Këtë dyshim, Frashëri e bazon tek fakti se statusi i saj është shpërndarë edhe në grupe të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zv. Kryesueses së Bordit të RTK-së, ia paska shkrujtë Dejona një status. Dhe shiheni ku ia kanë shpërnda, për me marrë likes më shumë! Në grupe të militantëve t’VV!-së … mos i vet, se t’kallxojnë vetë”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimin e Mehmetit e ka shpërndarë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe grupi ”Mërgata me Kryeministrin”.

Në statusin e saj Mehmeti ka reaguar duke akuzuar ish-kryetarin e bordit Besnik Boletinin e  anëtaren Arta Berisha, pasi dhanë dorëheqje të premten, sepse nuk pajtoheshin me indiferencën brenda RTK-së ndaj skandalit të lajmit ku mediumi publik duke cituar një medium kontrovers boshnjak akuzonte dy media kosovare “Nacionale” dhe “Periskopi”, si “të Serbisë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK