Lajme
Shoferi i papërgjegjshëm parkon veturën në trotuarë, i rrezikon jetën qytetarit me karrocë


Vetura e parkuar në trotuarin e një rruge në Fushë Kosovë ka bllokuar lëvizjen e lirë të kalimtarëve.
Në vështirësi për të kaluar ka pasur edhe një person me aftësi të kufizuara. Ai është detyruar që me karrocë të rrezikoj jetën duke kaluar në rrugën kryesore për të kaluar veturën e parkuar keq, shkruan Insajderi.
Ky moment është fotografuar nga kalimtarët e rastit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajrullad Zymi” në Fushë Kosovë./Insajderi.org/



















