Connect with us

Lajme

“Serbët janë pro”, “Janë kundër”, “Janë indiferentë”, si e ndryshoi analisti Kërstiq tri herë “analizën”, për urën e Ibrit

Publikuar

Hapja e Urës së Ibrit po diskutohet tash e dy javë. Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin është shprehur pro hapjes së saj.

Ndërkohë ambasadorët e QUINT’it dhe Bashkimi Evropian po e kundërshton një gjë të tillë teksa po e quajnë veprim të njëanshëm.

Gjatë javës së kaluar në Veri të Mitrovicës serbët lokal mbajtën një protestë me anë të cilës kundërshtuan hapjen e Urës së Ibrit.

Mirëpo analisti serb, Branislav Kërstiq po thotë tani se shumica e serbëve janë pro hapjes, ndërsa ata që e kundërshtojnë po manipulohen nga Beogradi.

I njëjti ditë më parë dha deklarata e analiza kundërthënëse.

“Serbët janë kundër hapjes së urës, Qeveria po e bën për fushatë elektorale, s’besoj se NATO e lejon”, kishte deklaruar Kërstiq.

Më pas ai tha se për këtë çështje serbët janë indiferntë.

“Shumica e serbëve të veriut janë indiferentë për Urën e Ibrit”, deklaroi Kërstiq.

Se cila është arsyeja e ndryshimit të këtyre deklaratave dhe cila është e sakta këtë më së miri e din vet Kërstiq. /Insajderi.org