Connect with us

Shqipëri

Sëmundjet që lidhen me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

Publikuar

Të konsumosh ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për të mbajtur larg lloje të ndryshme sëmundjesh.

Me përparimin e shkencës është arritur që shumë ushqime të përpunohen me qëllim që të jetojnë dhe të përdoren për një kohë më të gjatë. Këto lloj ushqimesh janë të thjeshta për t’u përdorur, pasi shumë prej tyre duan pak kohë për t’u përgatitur.

Për më tepër, shumë fëmijë por edhe të rritur, janë të dhënë pas ushqimeve të përpunuara, të cilat ngadalë po dëmtojnë shëndetin e tyre. Prandaj është e rëndësishme të dini të bëni dallimin midis ushqimeve të shëndetshme dhe atyre të pashëndetshme.

Për shembull, një zgjedhje e shëndetshme janë ushqimet organike si frutat dhe perimet.

Arsyeja është se ndryshe nga ushqimet e përpunuara, ato nuk përmbajnë konservues dhe janë të pasura me vlera ushqyese. Ushqimet e përpunuara janë një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme që lidhen me obezitetin.

Kjo është arsyeja se pse kohët e fundit, shumë njerëz u janë drejtuar ushqimeve që nuk përmbajë sheqer ose që kanë 0 kalori.

Megjithatë në të shumtën e rasteve këto produkte përmbajnë sheqerna të cilët fshihen pas emërtimeve të ndryshme si: mjaltë, shurup, glukozë ose saharozë.

Gjithashtu ushqimet që nuk përmbajnë kripë ndihmojnë në ruajtjen e një regjimi ushqimor të shëndetshëm, i cili rrallë është i mundur përmes marrjes së ushqimeve të përpunuara.

Cilat janë sëmundjet më të përhapura që lidhen me konsumin e ushqimeve të përpunuara?

Një nga sëmundjet më të përhapura në botë në ditët e sotme është diabeti i tipit dy. Kjo sëmundje lidhet kryesisht me mbipeshën dhe mënyrën e të ushqyerit.

Prandaj këshillat e përhershme të ekspertëve, janë që të ushqeheni me ushqime të freskëta në vend të ushqimeve të përpunuara. Në këtë mënyrë do të ruani reziztencën natyrale të insulinës.

Sëmundjet kardiovaskulare lidhen po ashtu me mbipeshën, diabetin ose kolesterolin e lartë në gjak. Arresti kardiak ose rrahjet e shpejta të zemrës shpesh ndodhin si rezultat i ngrënies së ushqimeve jo të shëndetshme.

Njerëzit që punojnë ulur për një kohë të gjatë, që nuk kryejnë aktivitet fizik dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, janë më të rrezukuarit.

Një tjetër problem shëndetsor është depresioni dhe ankthi. Ky problem është vënë re veçanërisht tek të rinjtë të cilët konsumojnë sasi të mëdha ushqimesh të përpunuara. Si përfundim, konsumi i ushqimeve organike është mjaft i dobishëm për të pasur trup dhe mendje të shëndoshë.

Mjekët theksojnë shpesh se konsumi i ushqimit të freskët në sasi të vogël është shumë më i mirë se sa konsumi në masë i ushqimeve me shtesa kimike.

Shqipëri15 minutes ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme1 hour ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri2 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri4 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

NA NDIQ NË FACEBOOK