Connect with us

Lajme

Rrokulliset një automjet, lëndohen katër persona

Publikuar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në daljen Veri në Prizren.

Zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti, tha për Gazetën Insajderi se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Prizrenit.

“Sot më datë 8 Gusht, rreth orës 13:00,  është pranuar një informatë se në autostradë- në daljen Veri në Prizren ka ndodhur një vet-aksident trafiku me lëndime. Sipas njësive në vendngjarje dyshohet se  aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit. Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit“, tha ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK