Connect with us

Lajme

Qeveria së shpejti hap thirrje për subvencione për efiçiencë të energjisë, Kurti jep detaje

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Përmes një video Kurti ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështje.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre. Për të mësuar më shumë informata rreth thirrjeve, vizitoni uebfaqet e Ministrisë së Ekonomisë e të Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë të cilat do të publikojnë të gjitha informacionet e nevojshme ditëve në vazhdim”, ka shkruar Kurti.

NA NDIQ NË FACEBOOK