Connect with us

Lajme

Policë, zjarrfikës e vullnetarë bëhen bashkë për të shuar zjarrin në Prevallë

Publikuar

Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga zjarri, e për ta shuar zjarrin janë bërë bashkë policë, zjarrfikës e vullnetarë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi po ashtu u shpreh se, komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pasur takim me Drejtoreshën e Emergjencave të komunës së Prizrenit dhe zyrtar të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit.

“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024, komandanti I Stacionit Policor të Prizrenit ka pasur takim me Drejtoreshën e Emergjencave të komunës së Prizrenit dhe zyrtar të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit. Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, tha Bytyqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK