Connect with us

Lajme

Pas Albkings – një tjetër grup po bënë kërdinë në Telegram, cak fëmijët

Publikuar

Derisa grupi AlbKings për të cilin fillimisht raportoi Gazeta Insajderi eshte mbyllur dhe 8 persona kanë përfunduar në pranga, një hulumtim i ri i Insajderit ka zbuluar se në të njëjtën platformë me pronësi ruse është hapur një grup tjetër.

Deri tash ai ka mbi 35 mijë anëtarë- kryesisht shqiptarë.

Monitorimi që i ka bërë Insajderi ka gjetur se me rast aty shpërndahet edhe material +18 me fëmijë.

Për javë të tëra Insajderi ka pritur nga Policia që të na e konfirmoi nëse po hetohet ky grup, apo jo, por nga të njëjtit ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Për më tepër ndiqni storien:

NA NDIQ NË FACEBOOK