Lajme
Osmani publikon foto nga takimi me shefin e CIA-s: Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për sukses


Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë foto nga takimi i saj me shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, William Burns.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar ajo.
Burns u takua sot edhe me kryeministrin Albin Kurti mirëpo ende nuk janë zbuluar detaje nga këto takime. /Insajderi.org


















