Connect with us

Shqipëri

Nuk ndodh mrekullia, Partizani eliminohet nga Europa, përmbyset dhe Egnatia

Publikuar

Partizani është eliminuar përfundimisht nga UEFA Conference League, pas barazimit pa gola që mori në Elbasan Arena, në ndeshjen e kthimit përballë Iberia 1999.

Gjeorgjianët kishin fituar 2-0 në takimin e parë dhe ishin më komodë përballë skuadrës së Oges Shehit, duke kaluar kështu në turin e trete të këtij kompeticioni.

Partizani diktoi ritmin në pjesën e parë, teksa provoi shpesh herë të kërcënonte portën e kundërshtarit, por në asnjë moment nuk ia doli të gjente kuadratin.

Edhe pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, teksa me kalimin e minutave gjeorgjianët menduam disi më shumë për mbrojtjen.

Ndërkohë, surpriza, këtë herë për keq, vjen nga kampionia e Shqipërisë në fuqi, Egnatia, e cila ndonëse kishte fituar 1-0 në transfertë përballë Vikingur, u mund në Shkodër 2-0 nga islandezët.

Trysnia e miqve para portës së Dabjanit solli një autogol me devijim të dyfishtë në pjesën e parë. Ndërkohë në fillimin e të dytës, një dhuratë para portës u dha mundësinë miqve të dyfishonin shifrat dhe të merrnin kontrollin e kualifikimit.

Egnatia provoi deri në fund që të rihapte sfidën me një gol, por futbollistët e saj shpërdoruan disa raste të mira shënimi.

/a.r

NA NDIQ NË FACEBOOK