Sport
Një kampion bote për Simeonen, Atletico zyrtarizon goditjen e madhe

Julian Alvarez është goditja e madhe e Atleticos së Madridit në merkaton verore. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn në lidhje me sulmuesin argjentinas, kampion bote si protagonist në Katar 2022.
24-vjeçari kërkonte më shumë aktivizim me kampionët e Anglisë, diçka që ia siguron Diego Simeone tek Atletico e tij. Alvarez do të firmosë për 5 vite me “Los Colchoneros”.
Ndërkohë që Citizens do të përfitojnë rreth 95 mln euro përfshirë bonuset (75+20) nga kartoni i futbollistit argjentinas. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi spanjoll.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Tuci gjen rrugën drejt rrjetës dhe ndihmon Slavia Prague të triumfojë dhe të ruajë kreun
- HISTORIKE/ Chermen Valiev triumfon në “Paris 2024”, Shqipëria siguron medaljen e parë olimpike
- Tottenham bie në shtëpi, Bayern fiton 2-3 ndeshjen miqësore
- Nis Superliga e Kosovës/ Ferizaj rikthehet në elitë me fitore, Llapi-Gjilani ndajnë pikët
Atletico do të jetë ekipi i dytë europian për ish-lojtarin e River Plate, i cili te Manchester City fitoi titullin (2x), FA Cup, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.
Tani zbarkon në kryeqytetin spanjoll për të dhënë kontributin e tij me gola që të ndihmojë Atleticon në garën e zjarrtë përballë Realit e Barçës për fitimin e La Ligës.
Me kombëtaren e Argjentinës, Alvarez ka fituar Kupën e Botës 2022 dhe dy herë Kupën e Amerikës (2021, 2024). 9 gola ka shënuar në 36 takime me fanellën albiceleste.






















