Connect with us

Lajme

Në fund të sallës e takim me dy ish-zyrtarë – Dita pa sukses e Kurtit në ShBA

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti e ka kaluar sot ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai mori pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Amerikës, në mesin e mijëra personave. Veçse vendi i ‘rezervuar’ për Kurtin ishte fundi i sallës ku po mbahej tubimi.

Derisa pozita e pafavorshme e Kurtit në fund të sallës, krijoi reagime të mëdha në rrjete sociale, ai u mundua ta zbusë atë.

Tentoi që ta paraqes të suksesshme vizitën e tij në ShBA, duke u takuar me dy ish-ushtarë që aktualisht nuk mbajnë asnjë pozicion politik dhe institucional.

Kurti tha se u takua me ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe ish-ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë.

”Në pritjen e organizuar para fillimit të ngjarjes me mysafirët ndërkombëtarë, pata mundësinë dhe të takoj e bashkëbisedoj me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde si dhe Presidenten e NDI Tamara Wittes, të cilëve iu shpreha falënderimin për mbështetjen e palëkundur të tyre ndër vite ndaj Kosovës, por edhe i njoha me zhvillimet në vend dhe progresin tonë ekonomik e demokratik të tri viteve të fundit”, ka shkruar Kurti.

/Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK