Connect with us

Lajme

Në Bujanoc bëhet thirrje për vrasjen e shqiptarëve – kërkohet hetim nga institucionet

Publikuar

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka thënë se në Shtëpinë e Shëndetit më Bujanoc është shkruar një grafit “vdekje shqiptarëve”, shkruan Insajderi.

“Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, shkroi ai në Facebook.

Kjo ndodhi një ditë pasi shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

NA NDIQ NË FACEBOOK